Hazbi Lika a e bojkotoi Zoran Zaevin?! (VIDEO)


Zv/kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika nuk ka qenë i pranishëm në konferencën e përbashkët me gazetarët të kabinetit qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev. Ai nuk është parë në mesin e ministrave që kanë qëndruar bashkë me kryeministrin në oborrin e Qeverisë dhe më pas konferencën e përbashkët, raporton TetovaSot.

Kryeministri Zoran Zaev ka informaur për punën e Qeverisë, arritjet e saj në planin social, ekonomik, politik dhe në planin e reformave. Ai u ndal edhe në planin për zgjidhjen e emrit dhe kontesteve fqinjësore që i ka mbyllur kjo Qeveri.

Mbledhja u zhvillua vetëm pak ditë pasi që opozita maqedonase ka paralajmëruar protestën antiqeveritare më 2 qershor. (INA)

Baby Boo