Haxhiu: Gjithçka po shkonte mirë, derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili bëri rrëmujë


Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se pushtetet e kaluara nuk janë mësuar me rend, rregull dhe menaxhim të situatave.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19 dhe po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, derisa ndërhyri Thaçi i cili veç për rrëmuja është i njohur.

Postimi i plotë:

Pushtetet e kaluara nuk janë mësuar rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave. Sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19.
Këtë sfidë bashkërisht po e menaxhojmë në mënyrë të duhur, me vullnet, angazhim e përkushtim.
Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë.
Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur!

Bashkë me qytetarët po ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë.

Baby Boo