Haxhiu: E vetmja mënyra për ekzaminimin e provave të rastit Dehari, është zhvarrimi i trupit të tij


Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Haki Abazi është “manipulues” për mënyrën se si po e përdor rastin e Astrit Deharit.

Haxhiu ka shtuar se ai duhet të ndiqet për komentet e tij nga prokuroria. Po ashtu, gazetari ka thënë se sipas institutit zviceran, mënyra e vetme për të ekzaminuar rastin e Astrit Deharit, është zhvarrimi i trupit të tij.

“Provat e ekzaminuara zvicerane që kanë qenë në institucion nuk mund të manipulohen, të vidhen. Provat e institutit zviceran që tregojnë se ADN me rastin e trajtimit të provave ka qenë e vetëm një njeriu. Astrit Deharit. Nuk mund të ndërtohet një narrativë e re. Ata që e dinë këtë zanat, nuk mund të kthehen edhe një herë për t’u trajtuar”, ka thënë ai.

Haxhiu konsideron se e gjithë kjo që po ndodh lidhur me rastin është vetëm dramë.

“Ekziston vetëm një mënyrë, zhvarrosja e tij. Edhe pse me vonesë. Kjo është konstatuar nga instituti zviceran, por vetëm zhvarrimi i tij mund ta bëjë këtë. Një manipulator ka mundur të bëjë temën e provave temë publike. Humbja e gjurmëve është më interesante për publikun se sa diçka tjetër. Rrëfimi për këtë ngjarje është i mbyllur. Ka dashur ta kthejë përmes një njeriu i cili realisht ka hyrë në këtë valle me manipulim duke e ditur se e vërteta e tij nuk ekziston.”, përfundon ai.

Baby Boo