Haxhi Krasniqi në Prekaz: Jam ushtar i Kosovës me doreza boksi


Njeriu që rrëmbeu titullin më të madh të boksit sot mori një tjetër që ia dha po të njëjtat emocione.
Haxhi Krasniqi u shpall “Qytetar Nderi” në Skënderaj nga kryetari Bekim Jashari për kontributin e tij në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë.

Krasniqi për këtë titull tha se do ta mbajë me shumë përgjegjësi dhe krenar –njëjtë sikur të tjerët.
“Ndjehem me emocione të mëdha, gati të njëjta me ato sikur kur dal në ring. Këtë titull e marr me shumë përgjegjësi dhe do të përkushtohem që t’i sjell edhe më shumë suksese Kosovës dhe në veçanti familjes Jashari”.

“Do ta mbajë me shumë krenari të madhe. Ky është një prej titujve shumë të mëdhenj që e kanë një vend shumë të posaçëm në jetën time. Ky është një vend i shumë dëshmorëve të luftës,është vend i paqes dhe lirisë”.
“Prandaj, unë jam një ushtar jo me uniformë, por me doreza të boksit që këtij vendi t’i sjellë edhe më shumë suksese”.

Baby Boo