Haxhi Krasniqi kampion i Evropës, gjunjëzon rusin Kashtanov


Robin Haxhi Krasniqi ka fituar titullin EBU, pasi ka mposhtur rusin Sanislav Kashtanov.

Lufta e zhvilluar në Munich të Gjermanisë për titullin kampion i ka takuar djalit nga Juniku.

Pas 12 rundeve të gjata, triumfues doli Krasniqi, i cili mundi një nga boksierët më të suksesshëm të kësaj kategorie, shkruan gazetametro.net.

Fillimin e meçit më mirë e nisi Krasniqi, duke plasuar më shumë goditje të suksesshme në drejtim të kundershtarit, e nga 12 runda vetëm 2 ose 3 i takuan rusit, duke bërë kështu që juria me vendim unanim të shpallë fitues Krasniqin.

Baby Boo