Hashimica, Xhaferica ose Ramadanica – fenomeni që fsheh identitetin e grave


Në rajonin e Pollogut por edhe të Shkupit, gratë në shumicën e rasteve thirren në bazë të emrit të burrit. Si për shembull nëse burri e ka emrin Hasim gruaja e tij njihet se Hasimicë. Nga Forumi i gruas thonë se ky fenomen duhet të larguar sepse siç thonë në këtë mënyrë cenohet identiteti i gruas duke e llogaritur si pronë e burrit.
Xhane Krajshova – Forumi Gruas

“Ende ne fatkeqësisht rajoni i Pollogut, por edhe më gjerë është nën ndikimin patriarkal të burrit dhe kështu gruaja thirret në emrin e burrit edhe për shembull nëse i shoqi quhet Hasim ajo thirret Hasimicë dhe nuk duket identiteti i sajë ku ajo e ka humbur identitetin dhe pajtohet me atë, nuk reagon. Ky fenomen duhet që të largohet në ditën e sotme që të mos duket emri i gruas. Paramendoni një gjë të tillë në kohën e sotme.”

Nga kjo shoqatë për momentin janë duke punuar në një projekt për parandalimin e dhunës në familje edhe atë përmes zhvillimit ekonomik, ku grave nga rajoni i Pollogut u jepet trajnime për çështje ekonomike.

“Qëllimi është që nëpërmjet zhvillimit ekonomik ta parandalojmë dhunën në familje, një grua e cila punon nuk do të thotë se do të jetë viktimë dhunës në familje. Nëse punon nuk do të ketë varësi konike nga partneri apo anëtarë të tjerë të familjes.”

Gratë që nuk punojnë sipas kësaj shoqate janë më shumë të keqtrajtuara, ndërsa ato rrallë herë i denoncojnë rastet. Ku sipas Krajshovës ata nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë të hyra financiare dhe për këtë qëllim janë të detyruara që të durojnë dhunën.

Baby Boo