Hashim Thaçi sulmon ashpër opozitën: Jeni kundër integrimit në BE, NATO dhe OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kritikuar ashpër partitë opozitare, shkruan Gazeta Blic. “Kjo propagandë e paskrupullt e partive opozitare kundër aleatëve tanë ndërkombëtarë, e mbështjellë me panikun për gjoja cenimin e sovranitetit shtetëror, është e rrezikshme dhe e turpshme. Kurrë asnjë e keqe nuk i vjen Kosovës nga mbështetja e aleatëve tanë perëndimorë. E vetmja e keqe që mund t’i vijë vendit tonë është vetëm nga ata që nuk duan marrëveshje paqësore me Serbinë, që nuk duan anëtarësim të Kosovës në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar ai./Pacensure

Baby Boo Tinex
Restorant Lumare