Hashim Thaçi: Edhe pak ditë përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka postuar një fotografi nga autostrada Prishtinë-Shkup.
Thaçi ka thënë se kjo autostradë është një kryevepër e filluar në vitin 2014 me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”.

Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë e filluar në vitin 2014 me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane!” ka shkruar Thaçi.

Baby Boo