Hasani: Masat ndikuan në uljen e infektimeve tek ne


Zëvendësministri i shëndetësisë në Maqedoni, Ilir Hasani theksoi për Klan Maqedoni se masat e ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente dhe respektimi i të njëjtave nga qytetarët kanë ndikuar në uljen e numrit të të infektuarve me COVID-19.

Por, sipas tij, mosrespektimi i masave dhe protokolleve anti-covid gjatë festave mund të ndikojë në krijimin e një valë të re të virusit, kurse efektet priten pas dy javëve.

“Kjo është terapia epidemiologjike të cilën ne e bëjmë , ndërmarrim masa, mundohemi të kufizojmë lëvizjet e njerëzve dhe atë lakoren mundohemi nga një pozitë vertikale ta zbusim dhe ta bëjmë më të rafshtë. Numri i të infektuarve të jetë sa më i vogël dhe i vdekjeve. Masat ndihmojmë dhe është e vetmja mënyrë për të luftuar këtë sëmundje. Ka pas momente ku nuk janë respektuar masat. Praktikisht teoritikisht, do të ndikojnë në një valë të cilën mund ta shohim pas dy javëve.”, theksoi Hasani.

Baby Boo