Harta e Kosovës në televizionin serb çmend Serbinë


Primitivizmi serb nuk ka kufij. Mendësia e ultë e tyre nuk ka as shërim dhe askush nuk mund t’i shërojë ata.

Serbia si gjithmonë orvatet të paraqet një realitet tjetër, sipas mendësisë së saj dhe asaj ruse, por kjo është vetëm në mendësinë tyre, sepse Kosova njihet nga shumica e shteteve ndërkombëtare, sidomos nga ato më të fuqishme. Shkarravinat e Serbisë vazhdojnë si gjithmonë, por edhe populli i tyre është lodhur me gënjeshtrat e tilla.

Spoti promocional i Kampionatit Evropian të basketbollit për femra, që zhvillohet në Serbi dhe Letoni, i emetuar në televizionin serb RTS ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi, pasi në sportin e FIBA-s shihet harta e Serbisë, por që në kuadër të saj nuk është Kosova.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit e ka pranuar Kosovën në vitin 2015, prandaj nuk është çudi që krahina jonë jugore nuk përfshihet në hartën e Serbisë, por befasi është fakti pse spoti është emetuar në televizionin publik”, shkruan Kurir.rs.

Mediumi serb më pas ka shtuar pyetjen nëse ka mundësi që Federata e Basketbollit e Serbisë mund të ndikojë në FIBA të gjejë një zgjidhje tjetër promocionale dhe t’i shmanget publikimit të hartës, pasi kjo temë është shumë e ndjeshme

Baby Boo