Harroi ku e kishte parkuar veturën: Prizrenasi e raporton si të vjedhur


Një burrë në Prizren ka raportuar se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur.

Por automjeti është gjetur i parkuar dhe ka rezultuar se ankuesi ka ngatërruar vendin e parkimit.

Automjeti pas përfundimit të procedurave është kthyer te pronari.

Stacioni Policor Prizren me datën 24.02.2024 ka pranuar ankesë nga ankuesi F.A. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) se me datën 23.02.2024 nga persona të panjohur i është vjedhur automjeti të cilin e kishte në shfrytëzim dhe e kishte të parkuar në rrugën ‘’Ali Dida’’ në qytetin e Prizrenit. Njësiti i hetimeve në konsultim me Prokurorin e shtetit kanë iniciuar rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe kanë filluar hetimet. Me datën 26.02.2024 automjeti në fjalë është gjetur i parkuar në rrugën ‘’Sylejman Rrotalla’’ në qytetin e Prizrenit dhe nga hetimet është vërtetuar se ankuesi i lartcekur ka ngatërruar (harruar) vend parkimin e automjetit në fjalë”, njofton policia.

Baby Boo