Haradinaj zbarkon në Shkup, ja kush e shoqëron


Ish-kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Shkupin. Nën shoqërinë e Ejup Halimit dhe kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, ai ka thënë se ka kaluar disa çaste në Çarshinë e VJETËR.

Haradinaj ka bërë të ditur se sot në Shkup ka ardhur me të mikut të tij Arsim Prapaniku.

“Sot në Shkup, me ftesë të mikut tim Arsim Papraniku. Një biznesmen i suksesshëm, njëherit Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Maqedonin e Veriut. Arsimi me bizneset e tij ka investuar shumë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës”, është shprehur ai. (INA)

Baby Boo