Haradinaj: Vrasja e 14 vjeçarit është veprim i pafalshëm

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se një baba në Kamenicë, ka vrarë djalin e tij 14 vjeçar duke e rrahur me një shkop druri.

Baby Boo

Është mësuar se arsyeja e kësaj vrasje, ishin 1 mijë euro.

 

Haradinaj, ka thënë se vdekja tragjike e 14 vjeçarit nga Kamenica është lajm i trisht, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm.

“Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje. Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cënim!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Restorant Lumare