fbpx

Haradinaj viziton Lushtakun e Mustafën para nisjes për Hagë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun e Rrustem Mustafën, pak para nisjes për në Hagë ku pritet të merren në pyetje nga Gjykata Speciale.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se lufta e UÇK-së do të dëshmohet gjithnjë se ishte e pastër dhe e shenjtë.

“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.