Haradinaj viziton familjen personave që humbën jetën në aksidentin në Mramor


Mbrëmë në aksidentin fatal në mes të tre veturave në Mranmor humbën jetën tre persona të të njëjtës familje.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dhe ka ngushëlluar familjarët e përsonave që humbën jetën në aksidentin e pasdites së djeshme.


Po ashtu, Haradinaj shkroi se do t’i qëndrojë afër familjes edhe me ndihmë financiare.

”Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe”, shkroi Haradinaj në Facebook. /gazetametro.net

Baby Boo