Haradinaj: Vendimi për ndarjen e 53-milionëshit për “Bechtel-Enkan” ishte i drejtë


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën gjyqësore për rastin e 53-milionëshit, ku i akuzuar kryesor është ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vendimi për ndarjen e 53-milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel-Enka” ka qenë i drejtë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së ish-këshilltarit të Lekajt, Eset Berisha, i akuzuar tjetër në këtë rast, se a ishte i drejtë vendimi, Haradinaj ka thënë se projekti për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, nuk do të mund të vazhdonte po të mos ndaheshin këto mjete.

“Po, është bazuar në procedurat e brendshme, projekti në fjalë në gjendjen e atëhershme nuk do mund të vazhdonte dhe çështja do kalonte në shqyrtim gjyqësor ndërkombëtar. Projekti në fjalë do të ndërpritej dhe pa mbylljen e obligimit financiar ai do të kalonte në arbitrazh”, ka theksuar Haradinaj.

Baby Boo