Haradinaj vazhdon të dal në punë si kryeministër, s’i ndal pjesëmarrjet në tubime


Deri në përgjigjen e Kushtetueses lidhur me komptencat e tij pas vendimit për dorëheqje, ai po vazhdon të jetë i pranishëm nëpër tubime përkujtimore, shkruan lajmi.net.

Edhe për nesër, nga zyra e tij kanë njoftuar për dy aktivitete të ngjashme.

“Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor, kushtuar 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve dhe dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Haradinaj bën homazhe te lapidari dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor për dëshmorët Mulla Nusret Hajdari dhe Mehmetali Shukri Behluli.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme pas ftesës që i erdhi nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit.

Megjithatë ai po vazhdon të dalë në zyrën e tij dhe të mbajë aktivitete si kryeministër.

Ndërkohë, të hënën pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për caktimin e seancës ku do të shpërbëhet parlamenti. /Lajmi.net/

Baby Boo