Haradinaj tregon pse e shërbeu me raki Kurtin në Ramazan: E pati opsion edhe ujin


Një fotografi e kryeministrit, Albin Kurti me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj duke cakërruar gotat e rakisë në Epopenë e Dukagjinit gjatë muajit të Ramazanit, zgjoi shumë vëmendje dhe nxiti shumë kritika.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se tradita në Dukagjin është që musafirët të priten së pari me një gotë raki.

“Ne nuk kemi pasur media aty. Kryeministri ka ardhur me media. Ne as fotografi nuk i bëjmë dikujt. E keni parë ju, shumë pak fotografi dalin prej Gllogjanit, se i respektojmë ata që vijnë, por kryeministri erdhi me media… e tradita në Dukagjin populli e di si është. Te ne para se me ta bo një… ka edhe që s’e pinë rakinë, se janë më fetarë, por shumica e familjeve në Dukagjin, për mikpritje e ke një ujë rakie e atëherë një kafe ose shtrohet sofra…”, ka thënë ai në T7.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se Kurti e ka pasur opsion ujin dhe ka mundur ta refuzojë rakinë.

“Ai ka pasur opsion, ka pasur edhe ujë”, ka vazhduar Haradinaj.

“Ne në përvjetor, në Epopenë e Dukagjinit, nuk kemi parti. Unë atëherë nuk kam pasur identitet partiak, kam qenë UÇK. Në ata përvjetorë, ne respektojmë këndo që vjen dhe është i mirëseardhur çdo kush, çdo person. Ne e mirëpresim kryeministrin në Epopenë e Gllogjanit”, ka thënë Haradinaj.

Baby Boo