Haradinaj thotë se e ka ditur disa muaj përpara se Izraeli do ta njoh Kosovën


Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj thotë se prej disa muajsh e ka ditur se Izraeli do të njoh Kosovën.

“Unë e kam ditë cështjen e njohjes nga Izraeli muaj më përpara që është pjesë e marrëveshjes”, thotë Haradinaj.

“E kam ditë edhe para takimit të parë që dështoi. Ka qenë pjesë e marrëveshjes, element i marrëveshjes sikurse tash që ishte”, shpjegoi Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Marrëveshja e 4 shtatorit parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetjet e personave të pagjetur.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Shengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova, sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga Hoti, Kosova dhe Izraeli e janë pajtuar ta njohin njëri-tjetrin.

Baby Boo