HARADINAJ: TAKSA 100% NDAJ PRODUKTEVE SERBE TË MBETET DERISA SERBIA TA NJEH KOSOVËN

IN
LAJMET E FUNDIT
LAJME/ Vukoviq: Taksa e Kosovës rrezikon 10 mijë vende pune në Bosnjë
LAJME/ Në oborrin e Komunës së Kaçanikut janë 40 tonelata qymyr
LAJME/ Rexhep Selimi: Për shkak të skandalit seksual të zyrtarit tonë, e humbëm Japoninë
LAJME/ “Duhet të gjejmë zgjidhje, Kosova po na rrezikon me 10,000 vende pune”
LAJME/ ​Deputetët: Pacolli është një frikacak, s’duhet të kryqëzohet
LAJME/ Prokuroria jep detaje për punëtorin që vdiq në Gjilan: Dera ishte e thyer

Insajderi INSAJDERI rreth 7 orë më parë
0
Haradinaj: Taksa 100% ndaj produkteve serbe të mbetet derisa Serbia ta njeh Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalën e tji para deptuetëve ku po diskutohet për diplomaci, ka folur edhe për taksën ndaj produkteve serbe.
Haradinaj ka thënë se taksa e vendosur ndaj shtetit serb duhet të mbetet derisa ata ta njohin Kosovën, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në kapacitetin tonë do t’i shfrytëzojmë të drejtat që kemi, ta respektojmë vetën dhe ata të na respektojnë. Masat që janë vendosur duhet të jenë të përhershme deri në njohje, derisa Serbia të mos na njehë. Nuk është mirë Kosova ma me hek derisa nuk njihet pavarësia e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, pa një çasje të tillë është e pamundur që të arrihet një marrëevshje ndërkombëtare.

“Pa një qasje të tillë është e pamundur me u arrit një marrëveshje ndërkomëbtare e njohjes së ndërsjellë”, deklaroi kryeministri.

Ai kërkoi nga biznesmenët që të mos rrisin çmimet. Kjo pasi sipas tij, vendimet e tilla do të sillnin shumë probleme.

“I lus afaristët që të mos i rrisin çmimet pasi do t’i sillnin probleme vetes dhe neve”, tha Haradinaj.

Heqjen e kësaj takes, e ka kërkuar mbrëmë edhe BE-ja. Por deri më tani institucionet e Kosovës janë shprehur të bindura ta zbatojnë. /Insajderi.com

Baby Boo