Haradinaj takon presidentin Meta në Nju Jork


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta janë takuar në Nju Jork ku po qëndrojnë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në takim sipas Haradinajt, u konfirmua vendosmëria e dy vendeve për ta çuar përpara agjëndën euro-atlantike.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Kosova dhe Shqipëria janë në të njëjtin kurs të përcaktimit euro-atlantik dhe miqësisë së përhershme me Amerikën. Në këtë frymë u zhvillua edhe agjenda e ngjeshur gjatë vizitës zyrtare në ShBA. Në një takim rasti me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmuam se vendosmëria jonë për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike mbetet e palëkundur.

Baby Boo