Haradinaj shkon në Hagë me avionin privat të Pacollit


Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili para disa ditësh dha dorëheqje nga posti I tij, ka udhëtuar sot drejt Hagës, ku do të paraqitet në Gjykatën Speciale.

Mësohet se në Holandë, Haradinaj ka shkuar me avionin privat të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Zëdhënësit e Haradinajt kanë bërë me dije se kryeministri fillimisht kishte planifikuar të udhëtonte drejt Hagës me linjën e ‘Austrian Airlines’ por për shkak të vonesave Haradinaj  u nis drejt Hagës me avionin privat të Behgjet Pacollit.

Baby Boo