Haradinaj refuzon të shkojë me hetuesit e Speciales, e kërkon Policinë e Kosovës


Nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj ka refuzuar të shkojë me zyrtarë të Speciales që kanë ardhur për ta arrestuar.

Ai ka kërkuar që ta marrin policia e Kosovës që pak minuta më vonë kanë dal në vend të ngjarjes.

“Nuk shkoj me ta, vetëm me policinë e Kosovës”, tha Haradinaj për Expressin.

Ai tha se nuk ka urdhër për arrest.

Qytetarë të shumtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, derisa, të njëjtin e kanë përcjellë me duartrokitje.

Baby Boo