Haradinaj: Reciprociteti është mashtrim, s’mund të realizohet


Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj edhe një herë ka treguar arsyet që kundërshtojnë heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Paralajmërimet e kryeministrit të ri Albin Kurti se taksën do ta zëvendësojë me reciprocitet ai i quan mashtrime.
“Reciprociteti më shumë është kamuflim i llojit të vetë sesa që mund të realizohet”, tha Haradinaj.
“Pse duhet me kaq nxitim me heq taksën”, pyet Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar Kurtin se çdo veprim drejt zëvendësimit të taksës do të ishte i gabueshëm derisa Serbia nuk e ka ndryshuar raportin me Kosovën.
“Serbia nuk është parë që ka ndërruar nga pozicionet. Duhet kuptuar saktë pse është vendos taksa. Nuk e kemi vendos taksën vetëm për shkak të raporteve të kaluara me Serbinë por pas një fushate të ashpër të Serbisë ndaj Kosovës”, theksoi ai.
Deputeti mohoi se taksa ka prishur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk është e vërtetë që i kemi prishur raportet me miqtë. Ne nuk kemi vendosë taksë ndaj miqve, kemi vendosë taksë ndaj Serbisë”, tha ai.

Baby Boo