Haradinaj propozon formimin e ushtrisë, Thaçi informohet nga mediat


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme me një vendim suprizë ka miratuar që FSK të shëndrrohet në ushtri të Kosovës.

Por pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka qenë shumë bindës se NATO dhe ndërkombëtarët e mbështesin këtë veprim.

Tashmë ky projektligj do të kalojë në Kuvend dhe së fundi duhet të nënshkruhet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkaq vlen të theksohet se ky veprim i Haradinaj nuk ka marrë mbështetjen e Thaçin dhe madje presidenti e kuptoi këtë nga mediat./Pacensure