Haradinaj përsërit: Nuk do të prekën kufijtë e Kosovës


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe një herë tha se ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur. Ai tregoi se në këtë pikë ka qëndrime të ndryshme me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Kryeministri Haradinaj, edhe një herë ka ri-përsëritur se kufijtë e Kosovës nuk do të preken nga askush. I ftuar në një emision televiziv, Haradinaj u shpreh se dallimet që ka ai me presidentin Hashim Thaci, kanë të bëjnë rreth idesë së presidentit për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Haradinaj u shpreh se kufijtë e Kosovës nuk do të preken. Sipas tij, kufijtë aktual i ka sjellë një proces i gjatë i shtetësisë së Kosovës.

“Kemi pas etapa të ndryshme. Tash jemi kolegë. Veç një temë që kemi dallim është se si duhet të ndodhë një marrëveshje ligjore obligative për njohje me Serbinë. E që mendojë se ajo nuk duhet të ndodhë me prekjen e kiufijve të Kosovës. Ata janë kufi që një proces i gjatë i ka sjellë. Lëvizje apo prekja në këta kufij është gabim”, ka deklaruar Haradinaj.

Baby Boo