Haradinaj për zhbërjen e Gjykatës Speciale: Tashmë gjithë bota e di për aktakuzat e ngritura nuk ka kuptim zhbërja


I pari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka folur rreth zhbërjes së Gjykatës Speciale.
Haradinaj në Rubikon theksoi se AAK-ja nuk e pati votuar themelimin e kësaj gjykate.
Rreth zhbërjes Haradinaj deklaroi se nuk ndodh asgjë pasi tashmë gjithë bota është në dijeni për akta*kuzat e ngritura.

“Çka zgjedh një votë për zhb*ërje kur ne tashmë kemi akta*kuza të ngritura, çfarë ndodh me zhb*ërje kur tashmë e di gjithë bota për akt*akuzat e ngritura? Kjo do u jepje hapësirë të tjerëve të thonë se po iu ikin drejtësisë”.
“Unë jam përballur me drejtësinë disa herë dhe askush nuk do duhej t’i ikte drejtësisë”.

Haradinaj mes tjerash deklaroi se të gjithë ish-luf*tëtarët që përballen me drejtësinë meritojnë përkrahjen maksimale.
“Nuk e di nëse janë të fajshëm apo të pafajshëm por mund të them se historia nuk na e falë në rast se dikush që ka mbrojtur vendin e të përballet me drejtësinë e ne të jemi indiferent”.
“Kosova nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi por duhet t’i përkrahë të gjithë ata që dalin para drejtësisë”.

Baby Boo