Haradinaj për Kurtin: Bëri mirë që e pranoi propozimin e BE-së pë Asociacionin, koha të hiqen sanksionet


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti, bëri mirë që e pranoni propozimin e BE-së për Asociacionin.

Sipas tij, tash është koha që unioni t’i heq masat e vendosura ndaj Kosovës.

“Jemi ndier mirë kur PE ka miratuar rezolutën për sulmin terrorist në Banjskë. Dje Kosova ka bërë një hap të madh përpara dhe Kurti e ka pranuar implementimin e draftit nga pesëshja evropiane. Sipas meje, pas zhvillimeve të djeshme, BE-ja duhet t’i heq sanksionet”.

“Është e pakuptimtë dhe besoj se edhe presidenti Macron që Kosova i ka mbajtur fjalët dhe se plani franko-gjerman janë konfirmuar dje për zbatim. E lus BE-në që t’i heq sanksionet dhe e ftoj Kurtin që në etapa tjera të mos e kthej Kosovën prapa”.

Baby Boo