Haradinaj për deklaratat e Kurtit në Bruksel: Ai foli në gjuhën e Serbisë dhe të Vuçiqit


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, në Bruksel, i cili tha se ka kri*minelë lu*ftës dhe të paqes në Ballkanin Perëndimor.
Lidhur me këtë, Haradinaj tha se kur një kryeministër flet kështu në një shtet ndërkombëtar, atëherë duhet të ketë reagime.

Ai shtoi se këto deklarata të Kurtit në Bruksel, i kanë shërbyer Serbisë, gjersa shtoi se kreu i ekzekutivit, ka folur me gjuhën e Serbisë.
“Ai ka folur me gjuhën e Serbisë e të Vuçiqit. Deklaratat e Kurtit në Bruksel i shërbeu Serbisë dhe këto i kanë bërë dëm Kosovës”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Baby Boo