Milan Radojcic, serbi i cili dyshohet të jetë numri një në Mitrovicën e Veriut është pritur në një takim ditë më parë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Radojecic me veti kishte edhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic.
Haradinaj ka komentuar për herë të parë takimin me Radojecicin në zyrën e tij, duke thënë se ka shumë respekt për të pasi që edhe
“Unë du me i respektu njerëzit e vendit tim, une e respektoj Radojecicin, jam interesum me punu me ta, jam interesum mos me u ndi të ofendum, as të cenuar, ky vend është edhe i tyre, ata skanë pse me mendu nëse se kanë Beogradin çka i gjanë” tha Haradinaj në TCH.
Haradinaj po ashtu ka premtuar se do të i ngrisë pagat e policëve dhe mjekëve në Kosovë, sipas tij nëse kjo nuk do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm ai nuk do të qëndrojë në postin e kryeministrit.
Haradinaj po ashtu ka drejtuar disa akuza ndaj ministrit Beqa, për ministrin tha ‘të mos shet mend’ shumë.