Haradinaj, opozitës: Mos u fshihni në bira të miut


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën ku po debatohet për dialogun me Serbinë, i ka thënë deputetëve të opozitës se duhet të marrin përgjegjësinë.

Haradinaj ka thënë se ka bërë koalicion me PDK-në por nuk ka bërë koalicion për ta bërë Hashim Thaçin president dhe as Kadri Veselin kryetar të kuvendit.

“Presidentin Thaçi e kemi dhuratë të LDK-së, për tu bërë kryetar i qeverisë është dashur Thaçi të bëhet president, ka qenë e pa mundur të bëhet ndryshe dhe zoti Veseli kryetar parlamenti. Unë kanë bërë koalicion me PDK-në sot, i kam marrë përgjegjësit me ta, kam marrëdhënie korrekte me ta dhe i respektoj por nuk i keni dhuratë prej meje dhe nuk e kuptoj hipokrizinë e juaj të disave që i keni pru dhe i keni lënë këtu, tash thoni ndryshe. Qeveria do ta përkrahë këtë proces (të dialogut) me seriozitet, unë do të respektojë të arriturat institucionale që i kam gjet, pjesë e të cilave jam por po iu lus si parlament merreni përgjegjësinë – po ashtu, mos u fshihni në bira të miut“, ka thënë ai.

Ai tha se nëse duan të marrin përgjegjësi si Kuvend, të përgatisin një rezolutë, të autorizohet një delegacion i institucioneve dhe opozitës dhe të ecet tutje. /kp

Baby Boo