Haradinaj: Nuk po zhvillohet asnjë negociatë mes AAK’së dhe VV’së, janë spekulime


Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka hedhur poshtë raportimet e sotme se partia e tij është duke negociuar me Vetëvendosjen për koalicion paszgjedhor dhe hyrje në qeverinë që pritet të formohet nga Albin Kurti.
“Asnjë negociatë nuk është duke u zhvilluar mes AAK’së dhe VV’së që ne si Aleancë të jemi pjesë e qeverisë që pritet të formohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.”, ka thënë Haradinaj

Ai ka shtuar se kushdo që po tenton të flasë apo negociojë me dikend, është duke e bërë në emër të tij personal dhe asnjëherë në emër të Aleancës.
“Oferta e AAK për çfarëdo mundësie të kyçjes në një koalicion qeverisës është e ditur dhe publike tashmë një kohë të gjatë. Ajo ofertë është Ramush Haradinaj President. Jashtë kesaj oferte ne nuk kemi vota për askënd tjetër, ndërsa fituesit të ketyre zgjedhjeve i uroj fitoren dhe formim sa më të shpejt të institucioneve të reja”, ka sqaruar Haradinaj.

Në media u tha sot se Vetëvendosje ndër të tjerash i ofroi Ramush Haradinajt postin e kreut të Parlamentit të Kosovës. Është vet Vetëvendosje që ka pohuar se për shkak të nevojës për stabilititet politik do të mund të shqyrtonte opsionin për koalicion me ndonjë parti shqiptare, e që për këtë mbetet AAK, pasi partitë tjera kanë vendosur të qëndrojnë në opozitë.

Baby Boo