Haradinaj: Nuk guxon Evropa t’i fus duart në punët e amerikanëve


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar paralajmërimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçit e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Haradinaj ka thënë se meqë kjo gjykatë është votuar nga Parlamenti i Kosovës prandaj duhet respektuar diskrecioni i saj.

“Ia kemi nënshkruar vet ato letra. Duhet me ia respektu diskrecionin. Edhe për mua është e çuditshme se si rastisi që njoftimi të vjen në atë ditë e në atë orë por ia kemi dhënë diskrecionin. Ia ka dhënë Parlamenti i Kosovës. Jemi të detyruar t’ia respektojmë” tha Haradinaj.

“Nuk besoj se evropianët guxojnë me ia futë duart amerikanëve në këso tema. Nuk është fare e logjikshme për mua që dikush guxon me ia minu atyre një samit. Ata e kanë marrë Hashimin e kanë çu në Rambuje prej zonës së lu*ftës. Ata e kanë çu se tjetërkush s’do të kishte guxu” tha ai në Pressing. Haradinaj tha se “nuk guxon askush me poshtëru Shtëpinë e Bardhë.” Ai tha se kjo thirrje në këto momente mund të jetë edhe rastësi pa ndonjë prapavijë të caktuar.

Baby Boo