Haradinaj në përkrahje të Xhakës e Shaqirit e bën shqiponjën në zyrë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar sot një fotografi në llogarinë e tij në “Instagram”, e cila po shpërndahet gjithandej në internet. Haradinaj bashkë me mbrojtjen kanë vendosur që me anë të simbolit të shqiponjës me duar t’i përkrahin dy kosovarët që luajnë për Zvicrën, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, përcjell Fakte.   Haradinaj bashkë me policët që kujdesen për sigurinë e tij kanë realizuar këtë fotografi në zyrën e tij.

Kujtojmë që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u dënuan me nga 10 mijë euro, ndërsa nga dënimi nuk shpëtoi as kapiteni zviceran Stephan Lichtsteiner, i cili u dënua me 5 mijë euro, pasi bashkë me shqiptarët festoi edhe ai me shqiponjë pas fitores në ndeshjen me Serbinë. Por, për më pak se 24 orë janë mbledhur paratë nga shqiptarët për të paguar dënimin e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit. Kësaj iniciative i janë bashkuar edhe politikanë e fytyra të shumta publike në Kosovë dhe Shqipëri./ 21Media

Baby Boo