Haradinaj nderon luftëtarin e UÇK-së nga Tropoja që ra në Maqedoni (Foto)


Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka ngritur lartë veprën e bashkëluftëtarit të tij nga Tropoja, Tahir Sinanin, i cili erdhi në Kosovë për të luftuar.

Ai tha se atdhetarët si ai janë të rrallë në histori, njofton Klan Kosova.

“Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur, siç ishte Tahir Sinani nga Tropoja. La gjithçka për të ndihmuar luftën çlirimtare të vëllezërve të tij në Kosovë. Ai përmbylli karrierën e tij ushtarake, me lavdinë më të madhe, duke fituar përjetësinë për të mbetur gjithmonë në kujtimin e brezave. I përjetshëm kujtimi për ty, bashkëluftëtari im”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Baby Boo