Haradinaj: Mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar shtetin amerikan me rastin e 242 vjetorit të Pavarësisë duke u shprehur mirënjohës për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi, transmeton ‘Zëri.info”.

Haradinaj përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka shkruar se Kosova me “krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kryeministri Haradinaj po ashtu këto urime ua ka përcjell edhe ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it. /Zëri

Postimi i plotë i Haradinaj:

Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, u përcjellë urimet më të përzemërta Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, amerikanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhë të KFOR-it.

Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.

Kosova me krenari është përcaktuar për aleancë dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Besnikë të idealeve të lirisë dhe paqes, të cilave iu prin Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë!

Baby Boo