Haradinaj me akuza për Shpend Ahmetin: Pastroje Prishtinën!


Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti që të kujdeset më shumë për ambientit, konkretisht për heqjen e bërllokut, raporton Ekonomia Online.Haradinaj gjatë pastrimit te Parku i Gërmisë në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, shtoi se qytetarët nuk duhet të votojnë ata që nuk u japin përgjegjësi.“Ka munguar iniciativa për pastrim, i bëjë thirrje kryetarit Ahmeti që të kujdeset me shumë për hapësirat e gjelbra, nuk është kosto shumë e shtrenjtë. Duhet të kujdesemi për hapësirat e përbashkëta. Nuk mundemi 20 vjet ma vonë ka të sillemi me gjet deponim të bërllokut”.“Shikoni fare hyrje, nuk guxon me vazhduar më kështu. Të gjitha ata që lypin votë, duke me punuar që Kosova mos me mbush me bërllok. Me 15 dhjetor e shpallim të përmbyllur fushatën, kush hedh bërllok kem me nxon, kem me shku te shpija edhe me dënuar edhe me hek bërllokun që e ka hedh”.“Mos të votoni ata që nuk ju heqin bërllokun, mos i votoi këta. Nuk po flas për këtu, nuk bëjnë përjashtim asnjë komunë. Mos me lejuar me ndodh kështu. Nuk bënë me lejuar me ndodh më kështu. Mali i Zi me u shpallë vend ‘Eko’ e na të mbushur me bërllok, nuk bon”.Kreu i ekzekutivit ndonëse shprehte i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodh, por thotë se në Evropë nuk shkohet kur i gjithë vendi është i mbushur me bërllok, raporton EO.“Implmentimi do të jetë problem, por do të punojmë. Po ankoheni që s’ka liberalizimi. Kanë me na dhanë se është e drejta e jona, por duhet të punojmë në këtë drejtim. A bon prej tash e tutje mos me hedh bërllok të gjithë bashkë?”.Luan Hasani nga Let’s Do It Kosova, tha se deri më tani janë pastruar 450 deponi dhe janë larguar 15 mijë tonë mbetje ndërtimore.“Janë pastruar 450 janë deponi. 15 mijë tonë mbetje ndërtimore janë larguar. Shumica e deponive janë me mbetje ndërtimore”.Lasani ka kërkuar nga kryetarët e komunave që kur të lëshohen lejet ndërtimore të kihet kujdes të gjendet edhe vendi për hedhjen e mbetjeve.Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, ka filluar në shtator dhe do të përmbyllet me 15 dhjetor.

Baby Boo