Haradinaj: Le t’ia japë dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon


Kryeministri Ramush Haradinaj në përkujtimin e masakrës së Reçakut ka thënë se le t’i japë Serbisë tokë ai që guxon dhe do t’i shikojë pasojat.

“Vraju në luftë, torturohu edhe më tutje dhe në fund, edhe një copë tokë Serbisë, por le t’ia jep kush të guxojë t’ia japë, le t’ia japë tokën e Kosovës dikujt ai që guxon dhe le ta shohë se si do t’i dalë”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kosova nuk i ka borxh askujt dhe nuk është nën turp.

“Duhet të kthehemi kah vetja, t’i besojmë dhe ta forcojmë atë, sepse nëse vazhdojmë ta forcojmë Kosovën me institucione, qeverisje, me vlera, ju siguroj që miqtë e kanë shumë lehtë të na përkrahin. Serbia dëshiron që të bëhet anëtare e BE-së edhe tri vjet dhe edhe këto tri vjet ajo do ta mbajë

“Kosovës, asnjë të dhënë nuk ia ka dhënë askush për të vrarët, të cilët i kanë marrë, si i kanë marrë, si i kanë vrarë, asnjë sqarim, asnjë certifikatë dhe, ende ka trupa të njerëzve të vrarë në Serbi”.

Haradinaj tha se është dashur të ngrihet një gjykatë për diçka më monstruoze që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit.

Baby Boo