Haradinaj: Kurtit dhe të tjerëve s’bën t’iu mohohet e drejta për kandidim!


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të padrejtë vendimin e organeve shtetërore për heqjen nga lista të kandidatëve që kishin probleme me ligjin.

Në një intervistë, Haradinaj ka thënë se është ndier i befasuar me zhvillimet e fundit në KQZ.
“Ne jemi prek nga ky vendim i tillë për shkak se katër kolegë tanë kanë pas vështirësi. Tani së fundi, do t’i zëvendësojmë 3 prej tyre, 1 ka kaluar”, është shprehur ai.

Më tej, Haradinaj e vlerëson se është krijuar një konfuzion tek ndërhyrja e gjyqësorit në të drejtën për kandidim në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Jam kategorikisht kundër që t’i mohohet çdokujt e drejta për kandidim. Është e drejt elementare. Në këtë rast mendojë se edhe zotëri Kurti por edhe deputetë tjerë s’bën me ju mohu e drejta për kandidim”, ka deklaruar ai.

Kreu i AAK-së ka folur edhe për sondazhet e publikuara në televizone.
“Ne nuk mërzitemi fort për sondazhet. Ne jemi të parët në shtatë komuna që qeverisim. Ne shkojmë në mbi 20 deputetë. Ne kemi dhënë një promgram qeverisës. Në listë kemi 13 doktor shkence. Unë do të jem kandidat për president”, ka deklaruar ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=888124255283715

Baby Boo