Haradinaj: “Kurti të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit”


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit. Ai ftoi qytetarët në veri që të ruajnë qetësinë duke mos rënë pre e politikave të gabuara.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse. Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Haradinaj i ka kërkuar edhe më herët kryeministrit të tërhiqet nga vendimi për qortimin, gjobitjen dhe më pas bllokimin e makinave të serbëve të Kosovës që nuk mbajnë targat e Republikës së Kosovës. Gjatë paradites së të shtunës, Lista Serbe vendosi të tërhiqet nga të gjitha institucionet e vendit, ndërsa policët në veri të Kosovës hoqën në mënyrë demonstrative uniformat dhe braktisën detyrën.

Baby Boo