Haradinaj: Kurti është amator vendimmarrës


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, albin Kurti, që t’i kthehet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bëjë një plan me amerikanët dhe veriut t’i kthehet normaliteti.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për zhvillimet në veri të vendit, Haradinaj konsideron se nuk ka rrugë tjetër pos që Kurti ta nxjerrë vendin nga “kaosi që e ka futur”.

Madje, ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur kreun aktual të qeverisë si “amator vendimmarrës”.

“I them Kurtit nuk ka pasur nevojë të shkonte tri herë gabim. Do t’i thoja dëgjojë amerikanët, nëse do ta nxjerrë vendin nga kaosi që e ka futur, s’ka rrugë tjetër Kurti as Kosova dhe duhet të ikë nga patriotizmat e rremë. Të kthehet sa më shpejt te amerikanët, të bëjë një plan me ta si të kthehet normaliteti në veri, dhe nuk ka rëndësi se kur japin kryetarët dorëheqje”.

“Kemi të bëjmë me amaterë. Kurti është amator vendimmarrës në sferat e sigurisë, është i paformuar për këto terma, nuk ka asnjë njohje”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, kryetarët e zgjedhur në katër komunat në veri nuk mund të quhen të tillë për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhje.

“Këta nuk janë kryetarë, ai qe nuk e ka marrë një shumicë të paktën 20 për qind, vetëm 3 për qind, nuk janë kryetarë me legjitimitetin e votës shumicë, edhe pse janë shqiptarë, duhet ta pranojmë që jemi gabim në pozicionin që kemi marrë. Gabimi më i madh është që kemi përdorur njësitë speciale”.

Baby Boo