Haradinaj: Kryeministër mos e shtrenjto rrymën


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të mos shtrenjtohe rryma.

Kurti në një postim sot në Facebook ka treguar se është rikthyer në prodhim blloku B2 i Kosovës B.

Ai në postimin e tij ka treguar se me këtë Kosova kursen nga 1.2 milionë euro në ditë, ndërsa ka thënë se sikur të ishte rinovuar Kosova A dhe të kishin blloqet B-3, B-4 situata do të ishte ndryshe.

Haradinaj është kundërpërgjigjur, duke thënë se Kurti ai e ka bllokuar projektin “Kosova e Re”.

“Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B! Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok. Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur… Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan… Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Baby Boo