Haradinaj: Kosovës nuk do t’i merret më tokë nga të tjerët


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosovës nuk do t’i merret më tokë nga të tjerët. Këto deklarata Haradinaj i ka bërë gjatë ceremonisë përmbyllëse të vitit të Skënderbeut, me ç’rast u shënua edhe 37 vjetori i vdekjes së veprimtarëve të çështjes kombëtare Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Ne nuk kemi tokë të huaj në shtetin tonë, ne jemi të rrethuar me tokën tonë që sot është në shtetet tjera. A e vendosim një paqe një herë, a e ndalim njëherë praktikën që ne me dhanë ende tokë tonën për të tjerët, të cilët na kanë marrë në vazhdimësi. Unë dëshiroj të besoj se i takoj brezit që do ta ndalë këtë praktikë, që dikush të marrë prej shqiptarëve, dëshiroj ta besoj, unë i takoj këtij brezi, do të jetoj me këtë bindje, nuk do të marrë më dikush tokë të Kosovës, as të atdheut tonë”, ka thënë Haradinaj.
Ai çmoi lart figurën e Gjergj Kastriotit, për të cilin tha se tashmë po e kujton e gjithë bota.

Baby Boo