Haradinaj kërkon nga Qeveria të hiqet ora policore dhe të hapen sallat e dasmave


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të fokusohet në sigurimin e vaksinave antiCOVID-19.

Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të siguroj shpejtë vaksinat antiCOVID, vaksina të sigurta e jo me origjinë të dyshimtë.
Ai gjithashtu bëri thirrje që Qeveria të vazhdoj t’i përkrahë bizneset që janë prekur nga pandemia, e po ashtu t’u siguroj barnat falas pacientëve të prekur nga coronavirusi.

“Deri në sigurim të vaksinave siguroni edhe medikamentet falas për pacientët me COVID-19. E shoh që është e rëndësishme që në kohë të pandemisë të bëhet kujdes me ekonominë, vazhdoni siguroni pako financiare për të prekurit nga kriza ekonomike në vazhdimësi sa të zgjatë pandemia, të keni një plan të vazhdueshëm të pakove financiare”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së, më tej shtoi se Qeveria duhet të ketë një plan të vazhdueshëm për lehtësira fiskale dhe nxitje për bizneset në Kosovë për t’i ruajtur vendet e punës apo edhe për të hapur vende të reja.
“Ndalni presionet ndaj bizneseve dhe gjobave ndaj qytetarëve, nuk është praktikë e mirë në kohë krize ekonomike ndëshkimi financiar. Mos lejoni zbritjen e pagave, pensione dhe zbritjen e shtesave për pensionistët dhe profesionistët shëndetësorë siç bëtë tash së fundmi. Hapni gastronominë, lejoni sallat e dasmave por me masa mbrojtëse, hiqeni orën policore. Nuk ka arsye me mbajt orë policore në këtë kohë. Shumica prej këtyre masave nuk kanë kosto”, tha Haradinaj.

Ndryshe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kërkuar që të hiqet ora policore për qytetarët.

Baby Boo