Haradinaj: Jam në gjendje të luftojë fizikisht me Kurtin dhe secilin që më quan hajn


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i mllefosur me deklaratat e bëra për të nga kundërshtarët e tij politikë, në veçanti nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë.

“Kush të dojë e kush të ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”, është shprehur Haradinaj në “Rubikon” të KTV’së.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajn, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai.

Baby Boo