Haradinaj ia ndalon me vonesë Vuçiqit vizitën në Drenicë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se ia ka anuluar lejen presidentit serb për ta vizituar Drenicën.

Ky vendim ka ardhur pas protestave ku qytetarët e kësaj ane bllokuan rrugën me mjete të rënda transportuese.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Presidenti serb duke folur për këtë protest ka thënë se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë e jo me dhunë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.??RH

Baby Boo