Haradinaj i kundërpërgjigjet Ramës – E krahason me Millosheviqin


Dy rivalët politikë, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama janë duke bërë biseda live në televizionet kosovare.

Edhe pse nuk janë me një studio, kjo nuk i ka ndaluar ata që të hedhin akuza mbi njëri-tjetrin.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ‘T7’ ka thënë se nuk e llogarit fare Ramush Haradinajn në kohë paqe.

Mos ma përmendni Ramush Haradinajn se nuk e llogarisë fare. Sa i përket luftës, ai për mua e ka përmendoren dhe asaj i bëj respekt. Në kohë paqe, mos ma përmendni” , u shprehë ai.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ‘RTV Dukagjini’ i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate.

“Në kohë paqe ia kam bo bajat.  Në luftë ia kam prish planet Milloshit, në kohë paqe ia kam prish planet Edit”, u shprehë Haradinaj.

Baby Boo