Haradinaj flet për Ditën e Veteranëve


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Veteranit ka uruar gjithë bashkëluftëtarët.

Haradinaj thotë se shërbimi dhe sakrifica e veteranëve gjatë çlirimit do të mbahet mend dhe do të nderohet gjithmonë.

Ai po ashtu ka uruar këtë datë duke publikuar një fotografi me bashkëluftëtarët e tij gjatë kohës së luftës.

“Të dashur bashkëluftëtarë, urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Baby Boo