Haradinaj flet nga Deçani: Situata si në gjendje lu*fte


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se sot situate në Deçan është paksa me e qetë por sipas tij situate vazhdon të jetë e rëndë.
“Dje ka qenë një gjendje lu*fte në Deçan. Shumë pacientë në gjendje shumë të vështirë. Ata nuk e ndjenin veten fare. Nuk është situatë e lehtë dhe aspak e zakonshme”.

Haradinaj e ka quajtur defilim dhe vizita turistike ardhjen e zyrtarëve shtetërorë në Deçan.
“Reagim nuk ka nga Qeveria, por vetëm vizita turistike nga Presidentja e të tjerët. Në raste të tilla do të duhej mbledhur Këshilli i Sigurisë. Këto ardhjet [e politikanëve] janë turizëm. Qeveria ka reagua mjaft me vonesë dhe pacientët po duhet vet t’i blejnë ilaçet”.

Haradinaj thotë se përgjegjësia nuk do të duhej të lihej vetëm mbi Komunën e Deçanit.
“Nuk e kuptojë se çfarë masa do të marrin kur me vete nuk kanë sjellë asgjë. Do të duhej të sillnin menjëherë ilaçe. Nuk e di e kanë neglizhuar situatën apo është mungesë përvoje”.
I pari i AAK-së ka kritikuar edhe mungesën e Kurtit në Kosovë.
Ai thotë se Greqia nuk është shumë larg që Kurti të kthehej në Kosovë.

Baby Boo