Haradinaj: Edhe me m’i ngjallë vëllezërit e vrarë, s’e kisha pranu ndihmën nga Serbia

Pas njoftimit se Qeveria e Kosovës ka pranuar donacion 1,000 teste për Covid-19, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

Baby Boo

Ai ka thënë se nuk do ta pranonte ndihmën Sërbisë edhe sikur t’ia kishte ngjallur dy vëllezërit e vrarë në luftë, Luanin e Shkëlzenin.

Ai ka thënë se po i vjen inat se si Mali i Zi e refuzoi ndihmën e Serbisë, ndërkaq Kosova e pranoi.

“Edhe me m’i ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë. Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë. Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve!”, ka shkruar Haradinaj.